I shënoi gol Juventusit dhe festoi si Ronaldo, portugezi ia dha fanellën futbollistit shqiptar - Gazeta Express
string(66) "https-www-gazetaexpress-com-wp-admin-post-phppost1106168actionedit"

I shënoi gol Juventusit dhe festoi si Ronaldo, portugezi ia dha fanellën futbollistit shqiptar

Gazeta Express

25/11/2020 11:53

Futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni, mbrëmë realizoi gol në humbjen që ekipi i tij, Ferencvaros, e pësoi me rezultat 2:1 nga Juventusi i Cristiano Ronaldos në Ligën e Kampionëve.

Golin e shënuar Uzuni e festoi duke e emituar portugezin para syve të tij. Ronaldo është idhulli i futbollistit shqiptar, i cili pati rast ta realizoi ëndrrën në mënyrën më të mirë: Duke e takuar në fushë, duke luajtur kundër tij dhe duke realizuar gol ndaj tij, raporton Gazeta Express.  

Lexo Edhe:

Ronaldo e ka parë Uzunin teksa festonte në stilin e tij, festë ajo që bëri jehonë në të gjitha mediat evropiane.

Por me të përfunduar ndeshja Uzuni i ndërroi disa fjalë me Ronaldon, i cili me buzëqeshje ia dha edhe fanellën e tij futbollistit nga Berati. /GazetaExpress/