I riu shqiptar vdes në mënyrë tragjike në Greqi - Gazeta Express
string(47) "i-riu-shqiptar-vdes-ne-menyre-tragjike-ne-greqi"

I riu shqiptar vdes në mënyrë tragjike në Greqi

Gazeta Express

21/09/2020 13:21

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Greqi. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur pasditen e të dielës në rrugën Provinciale Paleochori – Agios Nikolaos.

Viktima është 27 vjeç, ndërsa mediat nuk kanë publikuar emrin e shqiptarit.

Lexo Edhe:

Mësohet se i riu shqiptar ishte duke drejtuar një motor, kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 41-vjeçar.

Pasi u dërgua në spital, shqiptari u deklaruar i vdekur.

Policia greke po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.