I riu shqiptar me probleme të shëndetit mendor përdhunohet nga një 42 vjeçar


Gazeta Express
23 Korrik 2019 19:41

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në qtetin e Elbasanit, ku një 18 vjeçar është përdhunuar.

I riu, me probleme të shëndetit mendor, është përdhunuar nga një 42 vjeçar.

Denoncimin në polici e ka bërë babai i të riut, ndërsa autoritetet e kanë mbajtur të fshehtë ngjarjen. Nga ana tjetër, autori i dyshuar është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas kallëzimit të bërë, menjëherë kanë bërë shpalljen në kërkim të një 42-vjeçari, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Te fundit


Kthehu lart