I riu që u vetëvra sot në Tiranë ishte pushuar nga puna si mësues


Gazeta Express
4 Qershor 2019 17:46

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të martë në Tiranë, në rrugën “3 dëshmorët”, ku një 30 vjeçar u gjet i vdekur në mes të rrugicës.

Policia përmes një njoftimi paraprak, sqaroi se i riu ishte hedhur nga kati i 7-të i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Po sipas autoriteteve, shkak i këtij veprimi ekstrem ka qenë depresioni në të cili ndodhej i riu.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:30 në rrugën “Tre dëshmorët” shtetasi A.A.,30 vjeç, dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë hedhur nga kati i 7 i pallatit, ku për pasojē ka ndërruar jetë.

Po punohet për saqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Sipas Lapsi.al i riu vuante nga depresioni. Mendohet se problemet e shëndetit mendor kishin ardhur pas largimit të tij nga puna.

Mësohet gjithashtu se 30-vjeçari punonte si mësues dhe përpara disa kohësh ai është shkarkuar për arsye që ende nuk dihen.

Ndërkohë viktima ishte i fejuar.

Te fundit


Kthehu lart