I riu në gjendje depresioni, plagos veten dhe mbyllet në dhomë, policia rrethon banesën


Gazeta Express
16 Maj 2019 8:40

Një 30-vjeçar në Patos, në kushte depresioni, ka dëmtuar veten me thikë në gjoks dhe pjesë të tjera të trupit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Naftëtari”.

Shtetasi N. Xhelaj pas këtij akti është mbyllur në banesën e tij në katin e gjashtë të një pallati ku ai banon, raporton “Ora”.

Forcat të shumta policie, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Mësohet se policia po negocion me 30-vjeçarin, i cili është mbyllur në banesë prej orës 6 të kësaj të enjteje.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart