I riu italian dënohet me 400 euro për shkak të këtij gjesti me të fejuarën - Gazeta Express
string(74) "i-riu-italian-denohet-me-400-euro-per-shkak-te-ketij-gjesti-me-te-fejuaren"

Gazeta Express

25/05/2020 16:29

I riu italian dënohet me 400 euro për shkak të këtij gjesti me të fejuarën

Gazeta Express

25/05/2020 16:29

Pavarësisht se në Itali kanë filluar të lehtësohen shumë masa, sërish gjendja merret shumë seriozisht dhe kërkohen të respektohen rregullat me përpikëri. Ndëshkimet vazhdojnë ende për ata që thyejnë rregullat dhe kështu ka ndodhur dhe me një 20-vjeçar në Pavia, i cili po shëtiste me të fejuarën në qendrën e qytetit.

Të dy të rinjtë ishin të pajisur rregullisht me maska, por në një moment i riu me sa duket nuk i rezistoi dot, dhe filloi ta përqafonte të dashurën.

Lexo Edhe:

Gjesti romantik u kap nga një prej policëve, i cili nuk u emocionua nga dashuria e çiftit dhe gjobiti të riun me 400 euro. Vajza ndërkohë nuk u gjobit, sepse u mendua se ajo u gjet papritur në aktin e pamenduar.