I quajti “gërmadha që s’dinë shqip”, Rudina Hajdari i hakërrehet Edi Ramës - Gazeta Express
string(70) "i-quajti-germadha-qe-sdine-shqip-rudina-hajdari-i-hakerrehet-edi-rames"

I quajti “gërmadha që s’dinë shqip”, Rudina Hajdari i hakërrehet Edi Ramës

Gazeta Express

05/12/2019 21:18

Këtë të enjte në parlament, kryeministri foli mbi menaxhimin e situatës në vend pas tërmetit, por ndër të tjera sulmoi ashpër dhe opozitën e re, duke përdorur epitete si ‘gërmadha’ të tërmetit të opozitës, apo njerëz ‘që s’dinë të flasin shqip’.

Akuzave të Ramës i është përgjigjur ashpër kryetarja e grupit parlamentar të PD-së Rudina Hajdari, e cila po ashpër e ka cilësuar kryeministrin një arrogant të ‘paaftë’ për menaxhimin e situatës së rëndë që po kalon vendin.

Lexo Edhe:

Reagimi i deputetes Rudina Hajdari:

Arrogant me qytetarët, arrogant me bashkëpunëtorët, arrogant me opozitën në Parlament, e cila i kërkon llogari. Arroganca është maska e paaftësisë, maskë e cila është çjerrë nga tërmeti.

Rama, nuk mund ta mbulosh dot paaftësinë tënde dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë. Nuk mund ta mbulosh dot as duke u fshehur mbas Lulzim Bashës të cilin sot e thërret për bashkëpunim. Nuk i fshiheni dot popullit.