‘I provuam të gjitha, pa pishman… na u shua drita e diellit mbi shtëpi’, vajza e Xhevdet Ferrit rrëqeth, tregon sëmundjen që mposhti aktorin dhe arsyen pse nuk mbajtën homazhe - Gazeta Express
string(169) "i-provuam-te-gjitha-pa-pishman-na-u-shua-drita-e-diellit-mbi-shtepi-vajza-e-xhevdet-ferrit-rreqeth-tregon-semundjen-qe-mposhti-aktorin-dhe-arsyen-pse-nuk-mbajten-homazhe"

Gazeta Express

18/01/2020 9:08

‘I provuam të gjitha, pa pishman… na u shua drita e diellit mbi shtëpi’, vajza e Xhevdet Ferrit rrëqeth, tregon sëmundjen që mposhti aktorin dhe arsyen pse nuk mbajtën homazhe

Gazeta Express

18/01/2020 9:08

E bija e aktorit të ndjerë, Xhevdet Feri, Bora, ka reaguar me një postim rrëqethës në profilin e saj në Facebook, duke shpjeguar sëmundjen që i mori jetën babait të saj si dhe vendimin e familjes që të mos kryheshin homazhe. Lamtumira e fundit aktorit të njohur iu dha të premten, nga miq, të afërm, dashamirës dhe familja e cila po përjeton momente të vështira për ikjen para kohe të aktorit.

xhevdet feri familj e

POSTIMI I PLOTE

Lexo Edhe:

Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

1. Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.

2. Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

3. Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e Spitalit qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha, pa pishman!

bora feri

4. Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille. Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla. Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.

Me shume mirenjohje e perzemersi…

ceremonia mortore-xhevdet ferri8
ceremonia mortore-xhevdet ferri7
ceremonia mortore-xhevdet ferri6
ceremonia mortore-xhevdet ferri2
ceremonia mortore-xhevdet ferri3