I propozoi të dashurës me unazë 8 milionë dollarëshe, por shikoni tortën e dasmës!


Gazeta Express
9 Shtator 2019 15:33

Një ditë multi-milionere është organizuar për dasmën e oligarkut rus.

Oligarku rus Aleksey Shapovalov mori vëmendjen mediale më herët këtë vit kur ai i propozoi të dashurës prej pesë vjetësh, modeles Msenia Tsaritsina me një unazë me diamant 70-karat, e cila kushtoi 8 milionë dollarë.

View this post on Instagram

70k

A post shared by Mrs.Russia 2018 🇷🇺 (@ksenia_tsaritsina) on

Ndërsa çifti janë martuar në një dasmë multi-milionëshe, përcjell Gazeta Express.

Çifti, të cilët kanë dy fëmijë bashkë, janë martuar në një hotel luksoz të Moskës.

Dita u veçua me një tortë me tetë kate, mijëra lule të bardha dhe me performanca të artistëve dhe bendeve të rokut dhe akrobatëve.

View this post on Instagram

Wowedding ☄️❤️

A post shared by Marina Alekseychik -Gradskaya (@_mrsworld_) on

Modelja Tsaritsina ka veshur një fustan të ndërlikuar me rruaza për ceremoninë e martesës, për t’u ndërruar më pas në një fustan me plot dantella për festë.

Nusja e ka quajtur festën ‘të pabesueshme’ në Instagram, duke shkruar, “Falenderoj miqtë tanë që kanë ndarë këtë ditë të mrekullueshme me ne”./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart