I prishet makina, gjilanasi rrëfen se si u injorua nga kosovarët dhe si u ndihmua nga policia shqiptare


Gazeta Express
24 Gusht 2019 16:42

Adnan Arifi nga Gjilani ka rrëfyer për një përvojë të keqe që ka kaluar në ‘Rrugën e Kombit”. Ai ka treguar se i kishte pëlcitur goma e veturës, dhe se si asnjë makinë me tabela të Kosovës nuk është ndalur për t’i ofruar ndihmë.

Arifi ka thënë  se veturat me tabela të Kosovës as që kishin marrë mundin të ndaleshin dhe ta pyesnin se çfarë i kishte ndodhur, edhe përkundër faktit se kishte mbetur në mes të rrugës së bashku me familjen.

Megjithatë Policia shqiptare i kanë ardhur në ndihmë. Konkretisht ka qenë shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, i cili përveç që e ka dërguar tek gomisteri, ia ka paguar edhe shpenzimet për rregullimin e makinës.

“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoj, madje ishin me tabela të Kosovës. Por, në ndërkohë një veturë e Policisë Shqiptare, derisa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë në gjendjen çfarë ishim, me erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën të gomisteri më i afërt që ishte aty. Madje, Shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka sqaruar Arifi për telegrafin.

Ai më tutje ka thënë se është befasuar këndshëm nga ndihma dhe gatishmëria e treguar nga policia shqiptare për të, duke shtuar se zakonisht lajmet për përvojat e shqiptarëve të Kosovës me policët e Shqipërisë nuk janë pozitive.

Fillimisht rasti u publikua te grupi në Facebook, Marakli t’Kerreve, ku komentet pozitive për policin nga Shqipëria ishin të shumta, duke shpresuar që dashuria, respekti dhe bashkpunimi mes shqiptarëve të rritet gjithmonë e më shumë./Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart