I premtuan se do i “kopsisnin” legalizimet, bien në pranga dy shqiptarët që mashtruan gruan


Gazeta Express
18 Prill 2019 20:10

Policia e Tiranës ka vënë në pranga këtë të enjte dy persona nën akuzën e mashtrimit. Shtetasit me incialet B.P, 36 vjeç dhe O.S, 31 vjeçar i kishin premtuar një gruaje se do t’i rregullonin letrat e legalizimit të një ndërtimi pa leje dhe një trualli tjetër. Në këmbim të rinjtë kishin marrë rreth 28 mijë euro dhe 1 mln lekë.

Tiranë – Operacion policor i koduar “Impostors”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në pranga dy shtetas, të cilët me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë në lekë dhe euro, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Impostors”, ndaloi shtetasit:

B. P., 36 vjeç, lindur në Tiranë;
O. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Te fundit


Kthehu lart