I pëson defekt jahti, turistët italianë shpëtohen nga policia e Durrësit


Gazeta Express
14 Gusht 2019 22:05

Shtatë turistë italian janë shpëtuar nga Kapiteneria e Portit të Durrësit pasditen e sotme.

Mësohet se turistët ishin nisur nga nisur nga Korfuzi për në Kroaci por për shkak të motit të keq që përfshiu pasditen e sotme Adriatikun është detyruar të kërkojë ndihmë.

Mësohet se, Veliera pësoi defekt në det rreth 5 milje nga Durrësi, ndërsa Kapiterneria nisi menjëherë mjetin “Joni”, i cili e rimorkioi deri në Port.

Nga të dhenat, bëhet me dije se turistët italinë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Te fundit


Kthehu lart