I përfshirë në shumë vjedhje, policia kap hajnin 26 vjeç që tmerronte Pejën


Gazeta Express
13 Qershor 2019 14:12

Policia e Kosovës, hetimet rajonale pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë hajnin 26 vjeç, i përfshirë në disa grabitje.

Bëhet fjalë për: V. B., i lindur më 1993                      

“I dyshuari i lartcekur dyshohet se ka kryer disa grabitje gjatë vitit 2018 dhe 2019, në rajonin e Pejës dhe i njëjti deri më tani ka qenë në arrati.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, kanë kryer kontroll-bastisje dhe është arritur arrestimin i personit të dyshuar”, tha policia, transmeton Gazeta Express.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari pas intervistimit nga ana e hetuesve rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Te fundit


Kthehu lart