I operojnë përderisa ishin ende në mitër; shpëtojnë vajzat binjake


Gazeta Express
11 Prill 2019 17:10

Vajzat binjake sfiduan shansin e ulët të mbijetesës, kur doktorët performuan një ndërhyrje kirurgjike përderisa ato ishin ende në mitër, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Matilda dhe Felicity Harvey, vuanin nga një sindromë që paraqitet tek binjakët, kur njëri binjak shfrytëzon më shumë sasi të gjakut dhe materie ushqyese se tjetri. Pirndërit e tyre e morën vesh për këtë sindromë kur nëna ishte në javën e 16 kur doktorët i thanë që është shumë e vështirë që vajzat të mbijetonin.

Njëra nga vajzat vuajti nga një goditje në tru dhe nje komplikacion i sindromës për shkak të sasisë së ulët të gjakut. Të këshilluar nga doktorët prindërit vendosën të vazhdojnë me ndërhyrjen e cila do të mund t’i shpëtonte ato.

Tani vajzat janë të shëndetshme dhe doktorët janë shumë të kënaqur me arritjen e tyre edhe pse në fillim kishin dyshime se ato do të mund të mbijetonin.

“Kur doktorët na thanë se nëse vajzat nuk do t’i nënshtrohen operacionit kanë 95% shans të vdesin, kurse nëse i nënshtrohen ndërhyrjes ato kanë 30% shans të mos mbijetonin, ne menjëherë vendosëm për operacionin”, tha nëna e binjakeve.

Sindroma e dy binjakeve ndodhe në 15% të rasteve të binjakëvë identik të cilët zhvillohen nga një placentë e vetme. Kjo gjendje shkakton që venat e gjakut të zhvillohen në mënyrë jo normale dhe të mos bëhet shpërndarja e duhur e sasisë së gjakut nëpër të dy foshnjat. Zakonisht njëri binjak zhvillohet shumë gjë që mund të qojë në shtypje të lartë të gjakut dhe sulm në zemër, ndërsa binjaku tjetër mund të vuajë nga dehidrimi dhe nuk zhvillohet mirë.

“Edhe pse ishte një situatë që nuk na dha shpresë, gjithsesi ne jemi shumë të lumtur që vajzat tani janë mirë dhe janë duke bërë një progres të dukshëm në zhvillimin e tyre” u shpreh nëna e binjakeve. /Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart