I nxehti përvëlues përfshin përsëri qytetet franceze


Gazeta Express
23 Korrik 2019 19:12

Një valë të nxehti përvëlues po përshkon sot Francën, me kthimin e kufizimeve të trafikut në Paris dhe Lion për të shmangur sadopak rritjen e smogut.

Temperaturat e larta përfshinë sidomos qytete si Bordo.

Pak më pak se një muaj nga paralajmërimi i të nxehtit, i gjithë vendi ndodhet në alarm, ku përmes radiove dhe TV ftohen qytetarët të qëndrojnë të hidratuar dhe në hije.

Për momentin, ka 59 departamente të vendosura në ”alarm portokalli” nga shërbimi meteorologjik francez për valën e të nxehtit që në disa raste mund të kalojnë 40 gradë Celsius.

Në Francë është ende i gjallë kujtimi i verës së vitit 2003, ku sipas vlerësimeve humbën jetën 10 mijë vetë.

Veçanërisht gratë dhe të moshuarit janë moshat më të goditura.

Te fundit


Kthehu lart