I nxehti ekstrem dhe Covid-19, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar për këto grupmosha - Gazeta Express
string(93) "i-nxehti-ekstrem-dhe-covid-19-ekspertet-bejne-thirrje-per-kujdes-te-shtuar-per-keto-grupmosha"

Gazeta Express

24/07/2020 11:01

I nxehti ekstrem dhe Covid-19, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar për këto grupmosha

Gazeta Express

24/07/2020 11:01

Që nga fillimi, pandemia Covid-19 ka qenë jo e barabartë për të gjithë. Ky virus ka infektuar në mënyrë disproporcionale dhe ka targetuar më shumë njerëz në moshë, njerëz me ngjyrë dhe ata me sëmundje ekzistuese, shkruan CNN.

Ndërsa vera ka ardhur dhe temperaturat janë maksimale, botës po I afrohet një kërcënim tjetër I padukshëm. Ekspertët kanë frikë se do të ndodhë një përplasje e Covid-19 dhe nxehtësisë ekstreme, dhe kjo mund të jenë një kombinim I rrezikshëm, sidomos tani që po përballemi me një sëmundje të re.

Lexo Edhe:

Nxehtësia ektreme mund të kërcënoj këdo, por disa nga personat që janë në rrezik më të madh të madh të këtij kombinimi janë personat me sëmundje serioze, fëmijët dhe njerëzit në moshë.

Si vret nxehtësia

megjithëse ka tendencë të mendohet se moti I nxehtë nuk ka ndonjë ndikim, gjithsesi I nxehti ekstrem mund të bëhet shkak I shumë vdekjeve në vend. Në bazë të statistikave në ShBA  temperature e nxehtë është shkaktare e mesatarisht 702 vdekjeve çdo vit në ShBA. Kjo shifër është më e lartë se numri I nejrëzve që vdesin si pasojë e uraganeve apo tornadove.

Kur temperaturat e larta kombinohen me lagështinë, ato ngrisin temperaturën e trupit që mund të dëmtoj trurin dhe organet e tjera dhe të dobësoj sistemin imunitar, duke e bërë më të lehtë për virusin t’a sulmoj trupin tuaj.

 Ky mot mund të jetë kërcënim më I madh për të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me mbipeshë, prandaj ekspertët gjithashtu bëjnë thirrje që të shmanget ekspozimi ndaj diellit gjatë ditës, për të parandaluar probleme të tilla./Gazeta Express