I nominuari i Bidenit për Sekretar pajtohet se Grenell bëri punë të mirë në çështjen Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(97) "i-nominuari-i-bidenit-per-sekretar-pajtohet-se-grenell-beri-pune-te-mire-ne-ceshtjen-kosove-serbi"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 12:23

I nominuari i Bidenit për Sekretar pajtohet se Grenell bëri punë të mirë në çështjen Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 12:23

Dje në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Komitetin për Punë të Jashtme para senatorëve ka dalë i zgjedhuri i Joe Biden për Sekretar të Shtetit, Antony Blinken, i cili është përgjigjur në pyetje të cilat ndërlidhen me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për punën e bërë nga administrata e Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi përmes të deleguarit Special, Richard Grenell.

Lexo Edhe:

Ka qenë senatori republikan Ron Johnson i cili ka vendosur në agjendë të debatit punën e negociatave Prishtinë-Beograd dhe atë se çfarë ka bërë Richard Grenell në këtë proces.

Johnson ka thënë se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë s’ka qenë duke lëvizur derisa është involvuar në negociata i dërguari i Donald Trump, Richard Grenell, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij, ideja për avancim ekonomik ka qenë e qëlluar meqë Grenell ishte pajtuar se ka ngecje në çështjet politike mes dy shteteve.

“Situata nuk po lëvizte përpara derisa u inkuadrua Ric Grenell, dhe erdhi me idenë e tij, dhe tha që në rregull ka shumë gjëra për të cilat ka mospajtim, por që mund të pajtohemi është avancimi ekonomik, dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, ka thënë Johnson.

Me fjalët e Johnson është pajtuar edhe Sekretari në ardhje, Antony Blinken.

“Unë pajtohem”, thotë Blinken.

Tutje në fjalën e tij Blinken thotë se duartroket punën që është bërë nga administrata e Trump në procesin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe thotë se si administratë do të provojnë të shtyjnë Kosovën përpara e me shpresë edhe Serbinë.

“Ju e përmendët punën në dialogun Kosovë-Serbi. I duartrokas sigurisht. Presidenti i zgjedhur ka kaluar shumë kohë në këto vende në të kaluarën. Dhe mendoj që ai ndanë të njëjtën bindje për gjërat që mund t’i bëjmë për të ndihmuar Kosovën të lëvizë përpara, dhe me shpresë edhe për lëvizjen e Serbisë përpara”, ka thënë Blinken./GazetaExpress/

VIDEO e plotë e diskutimit në Senat. Nga minuta e 52 e diskutimit mund të shihni debatin mes Ron Johnson dhe Antony Blinken.