I ngordhin papritur tri dhi, gjilanasi raporton rastin në polici - Gazeta Express
string(64) "i-ngordhin-papritur-trii-dhi-gjilanasi-raporton-rastin-ne-polici"

Gazeta Express

25/05/2020 9:48

I ngordhin papritur tri dhi, gjilanasi raporton rastin në polici

Gazeta Express

25/05/2020 9:48

Një person ka raportuar në polici se ka lëshuar dhitë për të kullotur, ndërkohë tri prej tyre kanë ngordhur. Ngjarja ka ndodhur të dielën në Gjilan.

“Ankuesi rastin e ka lajmëruar tek zyrtarët e Veterinës të cilët nga kafshët kanë marr mostrat e gjakut për analiza”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

Në polici rasti është hapur si keqtrajtim i kafshëve, ndotja e ushqimit dhe ujit për kafshë.

Ndërsa, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.