“I nderuar zoti Basha” Policia thirrje me megafon kryedemokratit: Tërhiq protestuesit e dhunshëm


Gazeta Express
2 Qershor 2019 21:42

Policia  ka bërë thirrje me megafon protestuesve dhe organizatorëve të protestës që të ndalojnë hedhejn e fishekzjarreve dhe kapsollave në drejtim të efektivëve të policisë. Thirrje I janë drejtuar në emër Lulzim Bashës dhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi që të tërheqin protestuesit që po qëllojnë.

“Te nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë. Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla, tymuese dhe sende te forts në drejtim të punonjësve të Policisë. Hedhja e kapsollave, sendeve te forta dhe lëndëve piroteknike po rrezikon jetën e punonjësve të Policisë.
Të nderuar organizatorë të tubimit: I nderuar zoti Lulzim Basha dhe z. Gazmend Bardhi. Merrni masa të menjëhershme që protestuesit te nderpresin veprimet e dhunshme. Po demtoni e rrezikoni jeten e punonjesve te policise.
Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike, sendeve te forta në drejtim të Policisë”, është thirrja e policisë.

 i

Te fundit


Kthehu lart