I ndalon zemra për 6 orë dhe rinis sërish, mjekët shokohen - Gazeta Express
string(57) "i-ndalon-zemra-per-6-ore-dhe-rinis-serish-mjeket-shokohen"

Gazeta Express

08/12/2019 8:08

I ndalon zemra për 6 orë dhe rinis sërish, mjekët shokohen

Gazeta Express

08/12/2019 8:08

I ndalon zemra për gjashtë orë me radhë dhe më tej rikthehet sërish në jetë! Një rast shumë i rrallë, një mrekulli, ajo që i ka ndodhur 43-vjeçares angleze Audrey Mash, e cila prej dy vitesh jeton në Barcelonë të Spanjës.

Gruaja e cila punon si mësuese, më 5 nëntor ndodhej me të shoqin Rohan Schoeman, në zonën malore të Prenei në Girona, ku befas u bllokuan nga një stuhi dëbore.

Lexo Edhe:

Papritmas gruaja nisi që të ankohej nga dhimbje dhe mungesë shikimi, ndërkohë që temperaturat e ulëta e vështirësonin situatën.

Ajo rreshti së foluri dhe më pas e humbi ndjenjat para syve të të shoqit dhe ai nuk po arrinte që ta përmendte. Kur mbërriti ndihma e shpejtë Audrey e kishte temperaturën e trupit 18 gradë dhe nuk kishte më shenja jete, zemra nuk i rrihte.

Për orë me radhë mjekët tentuan që ta përmendim, por u desh që të kalonin gjashtë orë, që zemra e saj të riniste rrahjet. Kontrollet treguan se gruaja nuk ka pësuar asnjë dëmtim cerebral dhe se temperaturat e ulëta i ngrin organet dhe trurin.