I moshuari ia fal një plis Clinton-it, kështu reagon presidenti amerikan


Gazeta Express
12 Qershor 2019 15:29

Presidenti Bill Clinton ka marrë një plis si dhuratë nga një i moshuar në sheshin e Prishtinës.

Një i moshuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë i ka dhuruar një plis ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili po qëndron në një vizitë në Kosovë prej dy ditësh.

Clinton, gjatë parakalimit nga objekti i Qeverisë së Kosovës drejt Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ku do të përurohet shtatorja e Madeleine Albright, është përshëndetur nga qindra qytetarë të Kosovës.

Madje, një i moshuar i ka bërë atij një dhuratë. I ka dhuruar presidentit Clinton një plis.

Clinton e ka pranuar me kënaqësi dhuratën e të moshuarit, teksa ka vazhduar ta mbajë në duar dhuratën e pranuar.

Ndiqeni videon nga minua 19:40:

‘Ecja për lirinë ‘dhe zbulimi i bustit të Medeliene Albright

KosovaPress #KosovaPressVideos #KosovaPressLiveStream www.kosovapress.com Facebook: https://www.facebook.com/kosovapress/ YouTube: https://www.youtube.com/user/KosovaPressOfficial Twitter: https://twitter.com/@kosovapressi Instagram: https://www.instagram.com/kosovapressofficial

Te fundit


Kthehu lart