I morën 100 euro shoferit për të mos e gjobitur, kapen "mat" 2 policë në Tiranë - Gazeta Express
string(76) "i-moren-100-euro-shoferit-per-te-mos-e-gjobitur-kapen-mat-2-police-ne-tirane"

I morën 100 euro shoferit për të mos e gjobitur, kapen “mat” 2 policë në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2023 11:37

2 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” janë arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Tiranë.

Të arrestuarit janë: Inspektori me iniciale A.C., 36 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë; -Inspektor, H.XH, 26 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”, njofton AMP.

Lexo Edhe:

Arrestimi u krye pasi këta punonjës policie u kapën në flagrancë duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij me masë gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrollit personal, këtyre punonjësve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë.

/Gazeta Express