I mituri nga Mitrovica sulmon fizikisht nënën e tij - Gazeta Express
string(51) "i-mituri-nga-mitrovica-sulmon-fizikisht-nenen-e-tij"

I mituri nga Mitrovica sulmon fizikisht nënën e tij

Gazeta Express

26/01/2020 10:50

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një djalë të mitur i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Mitrovicë, ku i mituri është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Lexo Edhe:

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prezencë të punëtorit të QPS’së dhe avokatit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia në raporton 24 orësh bën të ditur se rasti është duke u hetuar./Express/