Policia në Pejë ka njoftuar se dje në rrugën “Ekrem Berisha” një grua ka raportuar se i ëshë vjedhur një sasi e arit nga dhoma e saj.
Si i dyshuar është arrestuar një i mitur, i cili gjatë intervistimit ka deklaruar se e ka shitur atë te një person tjetër.
Policia ka arrestuar edhe personin e dytë për “blerje apo fshehje e mallrave tё përfituara me anё tё veprës penale’ dhe janё sekuestruar disa nga sendet tё cilat i kishte blerё nga i dyshuari i cili i kishte vjedhur.
Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, dy tё dyshuarit janë liruar nё procedurё tё rregullt.