“I lumtur që përfaqësoj këtë vend, të bëhemi gati për betejën e radhës”


load
Gazeta Express
10 Tetor 2019 23:55

Florent Hasani ka kërkuar nga futbollistët e Kosovës që gjithë vëmendjen tani të bartin te ndeshja e së hënës, Malin e Zi.

Pak ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme me Malin e Zi, Kosova ka zhvilluar miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” e mposhtën me rezultat minimal 1-0 Gjibraltarin.

Golin e vetëm e shënoi Florent Hasani, në pjesën e dytë.

I lumtur që përfaqësoj këtë vend dhe që mu dha mundësia të shënoj golin tim të parë në stadiumin mitik “Fadil Vokrri”. Ju falënderoj për mbështetjen që na dhuruat sot duke mbushur shkallët e stadiumit. Sfida tjetër, Mali i Zi. Të bëhemi gati për betejën e radhës. Forca Kosova”, ka shkruar lojtari në llogarinë personale në Facebook. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart