I lënduar, Kane e festoi nga shtëpia triumfin e ‘çmendur’ të Tottenhamit


Gazeta Express
18 Prill 2019 16:23

Harry Kane ka qenë i papërmbajtshëm mbrëmë dhe ka festuar si i ‘çmendur’, pasi skuadra e tij, Tottenhami, arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Tottenham Hotspur ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që prej vitit 1962, falë golave të shënuara si mysafirë në një ndeshje dramatike në çerekfinale kundër Manchester City të mërkurën mbrëmë, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Mauricio Pochettinos humbi 4:3 në ndeshjen e kthimit në Etihad, por e kishte fituar 1:0 ndeshjen e parë në Tottenham Hotspur Stadium, dhe kaloi tutje falë vlerës së golave në udhëtim.

Në këtë ndeshje, mungoi sulmuesi kryesor i skuadrës, Harry Kane, që u lëndua javën e kaluar, në takimin e parë mes tyre.

Ai, pas ndeshjes, ka publikuar një video në rrjetet sociale duke festuar nga shtëpia triumfin e skuadrës së tij.

Kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, është një arritje historike për Tottenhamin.

Hera e fundit kur Spurs ishin në gjysmëfinale, më 1962, Liga e Kampionëve quhej Kupa Evropiane. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart