I këputi kokën me sëpatë 50 vjeçarit, vetëvaret në qelinë e burgut autori i vrasjes - Gazeta Express
string(82) "i-keputi-koken-me-sepate-50-vjecarit-vetevaret-ne-qeline-e-burgut-autori-i-vrasjes"

I këputi kokën me sëpatë 50 vjeçarit, vetëvaret në qelinë e burgut autori i vrasjes

Gazeta Express

07/06/2020 11:30

Rreth 4 muaj më parë Zamir Topi do të godiste pas kokës më sëpatë Dashnor Osmanin duke i këputur kokën nga trupi.

Viktima

Ngjarja horror ndodhi në Korçë, teksa 50 vjeçari po shiste banane në zonën e pazarit të qytetit.

Lexo Edhe:

Por mbrëmjen e djeshme, mësohet se në burgun e Zaharisë së Krujës, autori 42 vjeçar është gjetur i vdekur. Zamir Topi, i cili vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor, u gjet i vetvarur në qelinë e tij.

Autori

Mbi arsyet se përse e shtynë në vrasjen makabre që tronditi qytetin, 42 vjeçari deklaroi para hetuesve se viktima i kishte prishur varrin e të ëmës./Express