I kapën mesazhet me “Darën” e Krujës! Kejvina Kthella natën në Prokurori 10 orë në hetuesi, ja për çfarë u pyet


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 9:13

Ditën e djeshme, një tjetër personazh i njohur u ‘përfshi’ në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojës.

Burime për Dosja.al bënë me dije se në Polici për të dëshmuar ishte marrë edhe modelja Kejvina Kthella, e cila kishte pasur komunikime me të dyshuarin kryesor Redjan Rrajën.

Gazetari Spartak Koka i ftuar në “Opinion” ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku edhe ka treguar se Kejvina është marrë në pyetje lidhur me atentatin.

Vajza e showbizz-it është shoqëruar mbrëmjen e së martës dhe është mbajtur për 10 orë në policinë e Tiranës. Është marrë në pyetje për lëvizjen dhe aktivitetin e shtetasit redjan Raja”, tha gazetari.

Po si u ‘përfshi’ Kejvina Kthella, vajza e botës së ndritshme të moderimit dhe modelingut, në një atentat që i mori jetën një të riu?  

Modelja dhe ish-velina e “Xing me Ermalin” përfundoi në prokurori ditën e djeshme dhe iu sekuestrua telefoni pasi në tabulatet e marra nga celulari i Rrajës, Kthella ishte një ndër personat me të cilën 34-vjeçari me pseudonimin “Dara” komunikonte më shpesh.

Gjithashtu burime nga grupi hetimor e Policia e Shtetit i thanë Dosja.al se modeles 24-vjeçare i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga ‘zbërthimi’ i tij të merren vesh të dhëna të tjera, në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para atentatit, në momentin e ngjarjes dhe pas tij.

Mes Kejvinës dhe Redjanit të njohur ndryshe si “Dara” i Krujës ka patur komunikime të shpeshta, por nuk bëhet e qartë marrëdhënia që i lidh bashkë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart