I jepet lamtumira ish- deputetit shqiptar - Gazeta Express
string(40) "i-jepet-lamtumira-ish-deputetit-shqiptar"

Gazeta Express

25/05/2020 16:00

I jepet lamtumira ish- deputetit shqiptar

Gazeta Express

25/05/2020 16:00

Përcillet për në banesën e fundit Niko Faber ish-deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, pas ndarjes nga jeta një ditë më parë në moshën 80-vjeçare.

Miq, familjarë dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Niko Faber. Homazhet e nderimit u mbajtën në Katedralen e Korçës, ku morën pjesë një numër i vogël personash për shkak të situatës së pandemisë.

Lexo Edhe:

Kurora me lule në emër të Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi u vendosën pranë arkivolit të të ndjerit.

Presidenti I Federatës të Paqes Universale Gaqo Apostoli i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës shprehu vlerësimet më të mira për Niko Faberin duke e cilësuar ndër të tjera një patriot dhe deputet të denjë të Korçës