I jepet lamtumira e fundit, legjendës Gento - Gazeta Express
string(42) "i-jepet-lamtumira-e-fundit-legjendes-gento"

I jepet lamtumira e fundit, legjendës Gento

Futboll

Gazeta Express

18/01/2022 20:27

Legjenda e Real Madridit Francisco Gento ka vdekur të martën në moshën 88-vjeçare.

Gento është futbollisti i vetëm në histori që i ka fituar gjashtë kupa evropiane, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Marcelo, kapiteni i Realit, i ka dhënë lamtumirën legjendës së Los Blancos, bashkë me shumë futbollistë tjerë e legjenda të Realit Si Arbeloa, AMancia, Mijatovic, Hierro e shumë të tjerë.

Arbeloa dhe Hierro bashke me gruan e te ndjerit, Gento
Amancio, legjenda e Realit bashke me gruan

Gento ka qenë president nderi i Real Madridit deri në vdekjen e tij, një pozitë që e kishte trashëguar nga miku dhe ish-bashkëlojtari i vet Alfredo Di Stefano.

Së bashku, ata dy e shndërruan Real Madridin në klubin më të madh në Spanjë dhe në Evropë, duke i fituar pesë kupa evropiane radhazi, një arritje e paparë deri më tani në futboll.

Di Stefano dhe Gento

Gento kishte luajtur për Real Madridin nga viti 1953 deri në vitin 1971.

Përveç gjashtë kupave evropiane, ai i fitoi edhe 12 tituj në La Liga, dy Kupa të Mbretit dhe një Kupë Interkontinentale.

Ai i zhvilloi 600 ndeshje për Real Madridin, duke i shënuar 182 gola.

Gento e përfaqësoi Spanjën në 43 ndeshje ndërkombëtare. /Gazeta Express/