I jepet fund spekulimeve, Mozzik dhe Loredana kapen midis Prishtinës - Gazeta Express
string(67) "i-jepet-fund-spekulimeve-mozzik-dhe-loredana-kapen-midis-prishtines"

Gazeta Express

15/10/2020 18:43

I jepet fund spekulimeve, Mozzik dhe Loredana kapen midis Prishtinës

Gazeta Express

15/10/2020 18:43

Reperi Mozzik dhe Loredana janë prej kohësh ndër emrat më të përfolur në estradën shqiptare.

Vitin e kaluar, dyshja në fjalë deklaruan se po e vendosin marrëdhënien e tyre në pauzë, për shkak të presionit të madh nga fama dhe opinioni publik.

Lexo Edhe:

Megjithatë ata i bën bashkë vajza e tyre, Hana, por duket se së fundmi fëmija nuk është e vetmja arsye që po i bën bashkë ish-çiftin e njohur.

Ata janë parë së fundmi duke drekuar me njëri-tjetrin në një nga restorantet e Prishtinës, ku më pas kanë takuar edhe miken e tyre të përbashkët këngëtaren Kida.

Telegrafi ka publikuar pamje nga momenti kur dyshja shihen pranë njëri-tjetrit, duke lënë të dyshohet se ish-çifti kanë përmirësuar edhe më shumë raportet mes tyre.

Megjithëse janë mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe ndajnë thuajse imazhe të shpeshta me ndjekësit nga përditshmëria e tyre, ata nuk publikuan as edhe një imazh nga nata e mbrëmshme e kaluar në të njëjtën tryezë pranë njëri-tjetrit.

Për nga karriera, si Mozzik ashtu edhe Loredana kanë pasur një vit të suksesshëm.

Mozzik ka nxjerr në treg albumin e tij “Mozzart”, me të cilin ka pasur suksese të shumta, ndërsa Loredana edhe këtë vit është nominuar për çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards.