I hyri në banesë në gjysmë të ditës dhe e sulmoi me thikë, Policia jep detaje për rastin në Ferizaj - Gazeta Express
string(98) "i-hyri-ne-banese-ne-gjysme-te-dites-dhe-e-sulmoi-me-thike-policia-jep-detaje-per-rastin-ne-ferizaj"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 10:51

I hyri në banesë në gjysmë të ditës dhe e sulmoi me thikë, Policia jep detaje për rastin në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 10:51

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili ka hyrë në banesën e një tjetri dhe e ka sulmuar me thikë, raporton Express

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Ferizaj, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte hyrë në banesën e viktimës mashkull kosovar dhe kishte tentuar që ta godas me një mjet të mprehtë (thikë).  Viktima kishte pësuar lëndime në dorë pasi ishte ballafaquar me të dyshuarin. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Policia.

Në lidhje me rastin i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”./GazetaExpress/