I hidhëruar që iu hoq fotografia, Thaçi nuk shkon në seancën solemne që drejtohet nga Vjosa Osmani - Gazeta Express
string(97) "i-hidheruar-qe-iu-hoq-fotografia-thaci-nuk-shkon-ne-seancen-solemne-qe-drejtohet-nga-vjosa-osmani"

Gazeta Express

17/02/2020 11:26

I hidhëruar që iu hoq fotografia, Thaçi nuk shkon në seancën solemne që drejtohet nga Vjosa Osmani

Gazeta Express

17/02/2020 11:26

Presidenti Hashim Thaçi po mungon në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës. 

Ka nisur seanca solemne e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me fjalën e kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Lexo Edhe:

Në seancën e sotme mungon presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai së fundmi ka qenë temë brenda Kuvendit, pasi kryeparlamentarja Osmani, me të marrë detyrën, e zhvendosi fotografinë e tij nga kabineti i saj.

Këtë vit kanë munguar edhe liderët e Shqipërisë, e nuk merr pjesë as kryeministri Edi Rama, i cili një vit më parë kishte mbajtur edhe fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Si mysafirë specialë janë parë krerët e institucioneve të sigurisë e përfaqësuesit fetarë të vendit.