I flasin për babain e ndjerë, Big Mama kapet me fansat


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 16:40

Ka pak ditë që vdiq babai i Big Mamës, dhe ajo duket se është kthyer më e fortë se kurrë në punën që ajo ka.

Ajo ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, për të cilën morri shumë komente nga ajo më të rëndat që mund të i drejtohen një personi që është fytyrë publike dhe përballet me raste të rënda siç është vdekja e babait.

Njëri nga komentet ishte edhe ky:

‘Nuk dua të të ofendoj por poston kështu fotosh si të mos ketë ndodhur gjë, të paktën prit një muaj’, tha ai.

Por e heshtur nuk ka qëndruar Bigi e cila ia ka kthyer në gjuhën që e meriton.

‘Po mendohem a me t’kthy përgjigje, por po harxhoj pak minuta prej kohës që e kam shumë të rëndësishme… Para se të komentoni duhet të mendoni se unë këtë profesion kam dhe ty nuk mundet me t’u dhimb baba jem më shumë se mu. E dyta zinë qysh e mbaj e di vetëm unë, ty hiç mos të të hyjë në punë. E treta, baba jem e ka dashur artin dhe këtë e ka trashëguar tek unë. Amanet ma ka lanë që kur t’vdes ditën e tretë ki me dal me këndu në tv ki me kesh para publikut’, ka shkruar ajo.

Te fundit


Kthehu lart