Është zbardhur dinamika e vjedhjes se dy kasafortave nga shtëpia e një të reje në Tiranë, e cila u kthye në tragjedi, pasi e fejuara e Kristian Fushës, autorit të vjedhjes ka vrarë veten, pasi nuk e përballoi dot ngjarjen.
Prokuroria e Tiranës caktoi sot masën burg për 27-vjeçarin nga Malësia e Madhe, i cili pas vjedhjes u arratis bashkë me bashkëpunëtorin e tij në Mal të Zi.
Kristiani dhe Samanta sapo ishin fejuar dhe dy ditë para vjedhjes e motra e Samanatës kishte organizuar një darkë familjare ku kishte pritur edhe çiftin e ri.
Aty duket se ka nisur gjithçka, pasi atë natë Fusha ka arritur të sigurojë çelësat e shtëpisë se kunatës.
Dy ditë pas darkës Kristiani mori shokun e tij dhe shkoi për të vjedhur shtëpinë e kunatës, nga ku mori dy kasaforta në të cilat ndodheshin rreth 1 milionë lekë të vjetra.
Sipas kamerave të sigurisë shoku i Fushës kishte shkuar i maskuar, ndërsa vetë Fusha kishte shkuar me paterica.
Gjithashtu te kamerat e zonës ku jetonte motra e Samantës është fiksuar targa e makinës, që Fusha përdori atë natë./Abcnews.al