I falet gjaku personit që ia mbyti foshnjën shtatzënës me kamionetë në Prishtinë


Gazeta Express
19 Prill 2019 12:52

Kohë më parë në aksidentin e trafikut në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, i cili për pasojë lëndoi një person të gjinisë femërore, e cila me atë rast pati humbur edhe fëmijën e saj të palindur, pason ndërmjetësimi mes familjeve Gashi, familja e dëmtuar, dhe familja Haxholli e cila e shkaktoi aksidentin.

Kështu duke hasur në mirëkuptim mes familjes së zonjës së lënduar dhe familjes së shoferit, i cili e aksidentoi, arrihet deri te pajtimi ku ndërmjetëson Hoxha i Xhamisë në Dardani të Prishtinës, Remzi ef. Haziri, me ndihmësit Ali Llapashtica dhe Xheladin Fazliu, hoxhallarë në Marec, përkatësisht në Hajvali, arrijnë të mbyllin këtë ngatërresë mes familjesh.

Kurse familja Gashi falënderon gjithë ata individë brenda dhe jashtë vendit të cilët e ndihmuan për ta tejkaluar sfidën e rehabilitimit shëndetësor të familjares së tyre. Në këtë akt human të tejkalimit të ngatërresës dhe mbështetjes materiale për shërim të zonjës së lënduar kontribuoi edhe BIK-u. /arbresh.info/

Te fundit


Kthehu lart