I është refuzuar viza për në SHBA Petrit Vasilit?! Si përgjigjet kryetarja e LSI Kryemadhi


load
Gazeta Express
16 Maj 2019 18:43

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në SHBA, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është pyetur nëse ka dijeni se nënkryetarit Petrit Vasili i është refuzuar viza nga autoritetet amerikane.

Gazetarja e VOA-s i tha Kryemadhit se “burimet tona konfirmojnë se nënkryetarit të LSI-së, zotit Petrit Vasili  i është refuzuar viza”

Kryemadhi është shprehur se nuk ka një informacion të tillë, duke shtuar se nëse ka një njeri pa probleme ai është pikërisht zoti Vasili, ish kryetari i grupit parlamentar të LSI-së. Por më tutje Kryemadhi ka thënë këto fjalë

“Nuk besoj se i është refuzuar viza. Nuk kam informacion. Në qoftë se ka një njeri pa probleme ai është zoti Vasili. Megjithatë unë nuk e vë dorën në zjarr as për fëmijët e mi e as bashkëshortin tim. Por zoti Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ambasadës amerikane për reformën në drejtësi”, tha Kryemadhi.

Te fundit


Kthehu lart