I dyshuari me probleme psikike rreh nënën e tij në Drenas - Gazeta Express

I dyshuari me probleme psikike rreh nënën e tij në Drenas

Lajme

Gazeta Express

12/09/2019 10:04

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se ditën e djeshme në fshatin Arllat të Drenasit, i dyshuari mashkull K/Shqiptar me probleme psikike ka rrahur nënën e tij.

Ai është arrestuar në shtëpinë e tij dhe me autoambulancë është dërguar në QKUK në klinikën e psikiatrisë.

Pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Express/