I dyshuari e pranon se e ka goditur në kokë të miturin rom


Gazeta Express
17 Korrik 2019 15:32

Te rrethi në Fushë Kosovë, Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme, e ka arrestuar 19-vjeçarin, Sefedin Osmani, që është i dyshuari kryesor për vrasjen e K.Veselit, i cili u raportua se është 11 vjeçar, por që në certifikatën e lindjes figuron se ishte 9 vjeç

I dyshuari, është përcjellë për në polici.

Gazeta Express, nga burimet e saj, merr vesh se i dyshuari, prara hetuesve, gjatë intervistimit, mbrëmë ka pranuar se e ka sulmuar me mjete të forta tashmë të ndjerin K.Veseli.

Gjatë ditës së nesërme pritet që të mbahet seanca e parë dëgjimore për këtë rast si dhe aty të shqyrtohet mundësia e dhënies së paraburgimit për personin e dyshuar.

Ndërkohë, sot Policia e Kosovës ka arrestuar S.O., i cili dyshohet se para një jave ka shkaktuar vdekjen e një të mituri në Fushë Kosovë. Lajmin për Express e ka konfirmuar prokurori i rastit, Hivzi Bajraktari.

Ai ka bërë me dije se personi me inicialet S.O., rreth të 20-ve, u arrestua mbrëmë pas një aksioni të policisë.

‘Mund të ju konfirmojë se policia tashmë e ka arrestuar një person lidhur me këtë rast. Ai po akuzohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, ka deklaruar Bajraktari për Express./G.Hasani/GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart