I dyshuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, lirohet Bajram Hajri - Gazeta Express
string(72) "i-dyshuar-per-pengmarrjen-dhe-vrasjen-e-jan-prenges-lirohet-bajram-hajri"

Gazeta Express

30/03/2020 16:48

I dyshuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, lirohet Bajram Hajri

Gazeta Express

30/03/2020 16:48

Lirohet Bajram Hajri, një prej të dyshuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur që të zëvendësoj masën e sigurisë për Bajram Hajrin, nga arrest në burg, në arrest në shtëpi.

Lexo Edhe:

Avokati i tij, Arber Hoxha ka bërë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë me argumentin se është i moshuar dhe i sëmurë.

Bajram Hajri është babai i vëllezërve Hajri, të cilët janë personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49 vjeçarit në Kamëz, pasditen e 17 janarit në Kamëz.

65 vjecari është akuzuar për “rrëmbimin ose mbajtjen peng të personit e kryer në bashkëpunim”, “mbajtjen pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese ose municioneve“.