I doli emri tek ngjarja e prokurorit Ndoj, Kejvina Kthella i bën kërkesë Krimeve të Rënda


Gazeta Express
18 Nëntor 2019 10:42

Modelja e njohur, Kejvina Kthella, i ka bërë kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda që t’i heqin sekuestron e automjetit, celularit dhe llogarive bankare.

“BalkanWeb” raporton se kërkesa e Kthelës do të shqyrtohet nga gjykatësja Daniela Shirka.

Sekuestrimi e mjetit, celularit dhe llogarive bankare të Kthellës u bë për llogari të hetimit të atentatit ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.

Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja.

Pas arrestimit të Rrajës, policia mori në pyetje vajzën e njohur të showbizit shqiptar, për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën.

Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Ndoj, Aleksander Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe Andi Maloku.

Ky i fundit ndërroi jetë pak ditë më pas.

Te fundit


Kthehu lart