Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i dënuar, A.H., sot është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës.
Në njoftim u tha se mungesa e të dënuarit është vërejtur në ora 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve.
“Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe Policia e Kosovës. A.H. po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, pasi ishte i dënuar me tre vite për veprat penale – vjedhje e rëndë dhe vjedhje”, thuhet në njoftimin e SHKK.
Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, ku mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...