I dënuari me vdekje kërkon që të ekzekutohet me pushkatim, jo me injeksion - Gazeta Express
string(73) "i-denuari-me-vdekje-kerkon-qe-te-ekzekutohet-me-pushkatim-jo-me-injeksion"

I dënuari me vdekje kërkon që të ekzekutohet me pushkatim, jo me injeksion

Lajme

Gazeta Express

20/04/2021 15:55

Një vrasës, i cili mund të bëhet i dënuari i parë që ekzekutohet në Nevada të ShBA-së në 15 vitet e fundit, ka kërkuar që dënimi më i rëndë ndaj tij të zbatohet me pushkatim nga skuadra e qitjes dhe jo me injeksion vdekjeprurës.

Avokatët e të dënuarit Zane Michael Floyd, të cilët po mundohet ta kundërshtojnë datën e mundshme të ekzekutimit në qershor, thanë se kërkesa e klientit të tyre nuk është taktikë për ta shtyrë datën e zbatimit të dënimit.

Lexo Edhe:

Në dokumentet e gjykatës, të cilat i ka parë agjencia “Associated Press”, shkruhet se avokatët kanë deklaruar se pushkatimi është metodë me më pak dhimbje sesa ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës, transmeton Gazeta Express.

I dënuari me vdekje për vrasjen e 4 personave, Zane Michael Floyd

Përdorimi i skuadrave të qitjes për ta zbatuar dënimin me vdekje ndaj një të burgosuri është i rrallë në Shtetet e Bashkuara.

Kundërshtimi i dënimit me vdekje përmes injeksionit vdekjeprurës kërkon që pala ankuese të propozojë një metodë tjetër, ndërsa avokati Brad Levenson tha se të shtënat me armë do të ishin mënyra më njerëzore.

Ekzekutimi i të dënuarve me vdekje me armë zjarri tash për tash është i lejuar vetëm në tri shtete të ShBA-së: Mississippi, Oklahome dhe Utah, ndërsa kjo procedurë nuk është përdorur që nga viti 2010.

Floyd, 45 vjeç, është dënuar me vdekje për vrasjen e katër personave dhe lëndimin e rëndë të një tjetri në një dyqan në Las Vegas më 1999.