I dënuar për vrasje në Itali, 48-vjeçari shqiptar arrestohet në Janinë - Gazeta Express
string(69) "i-denuar-per-vrasje-ne-itali-48-vjecari-shqiptar-arrestohet-ne-janine"

I dënuar për vrasje në Itali, 48-vjeçari shqiptar arrestohet në Janinë

Shqiperi

Gazeta Express

22/06/2024 14:37

Një 48-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar në Janinë pasditen e djeshme.

Shqiptari rezulton i dënuar për vrasje në Itali në vitin 2011.

Lexo Edhe:

Gjatë kontrollit nga policia, u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër-arresti evropian në pritje të lëshuar nga autoritetet italiane, për veprat penale të vrasjes dhe lëndimit të rëndë.

Sipas kodit penal italian, ai u dënua me 22 vjet e 8 muaj burg në vitin 2011.

I arrestuari është dërguar në prokurorinë kompetente.