I dënuar me Valdrin Pjetrin edhe kreu i PS në njësinë 3 në Tiranë, kush është djali i ish- Ministrit shqiptar


Gazeta Express
13 Gusht 2019 18:12

Në dokumentet e publikuara prej Partisë Demokratike mbi ndalimin e Valtrin Pjetrit në Itali shfaqet dhe emri i Altin Dodës. Burimet e RTV Ora kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për koordinatorin e PS në njësinë 3 në Tiranë.

Madje mësohet se ai është djali i ish ministrit të Industrisë dhe Energjetikës në vitet 2000. Burimet kanë saktësuar se Doda ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Valdrin Pjetrit në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Sipas dokumenteve Doda është arrestuar së bashku me Valdrin Pjetrin pikërisht më 27 janar 2003 

Dokumentet u publikuan sot (13 gusht) nga selia e PD-se në një deklaratë për median nga sekretari i Pergjithshem i PD-se, Gazmend Bardhi.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart