I dehur rrahu gruan e tij, arrestohet një person në Mitrovicë - Gazeta Express
string(60) "i-dehur-rrahu-gruan-e-tij-arrestohet-nje-person-ne-mitrovice"

I dehur rrahu gruan e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Gazeta Express

22/09/2020 12:11

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht gruan e tij. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 19:30.

Gruaja pas lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten  e tij viktimën femër kosovare e cila si pasojë e sulmit kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Express/