I dehur dhe i armatosur terrorizon nxënësit, policia fsheh ngjarjen


Gazeta Express
17 Prill 2019 13:34

Një person i dehur dhe i armatosur ka hyrë në një klasë në shkollën Ali Agjah në Elbasan.

Ky është denoncimi i rradhës që ka bërë publik në Facebook-un e tij ish kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij thuhet se personi i dehur është konflikuar me mësuesin e fiskultuarës i cili i ka hequr armën nga duart. Ndërkohë policia ka qenë në dijeni të ngjarjes por nuk e ka raportuar atë.  Prej së premtes kur ka ndodhur ngjarja prindërit nuk lejojnë fëmijët të shkojnë në shkollë

Statusi i Berishës

Persona te armatosur futen terrorizojne nxenesit ne Shkollen Ali Agjah ne Elbasan!

Policia fsheh krimin, skandalin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z.Berisha.Dua te denoncoj nje rast alarmant por qe nuk e tregojne e mbajne fshehur.
Diten e premte ne shkollen Ali Agjah ne Elbasan,ne ambjentet e shkolles ka hyre nje person mashkull i dehur dhe me arme ne dore dhe ka terrorizuar femijet.Nga burime te brendshme thone se me pas eshte konfliktuar Klajdi mesuesi i fiskultures me kete person,duke i hequr armen nga dora dhe duke e nxjerre jashte.Policia nuk jep asnje detaj.Dera e shkolles ka qe dje qe nuk hapet me as prinderit nuk i lejojne te hyjne me pas ketij rasti.Nderkohe jane paguar leket nga prinderit qe ne fillim te vitit shkollor per rojen e shkolles por qe roje nuk ka.Se ku kane shkuar keto leke nuk e dijme,por tani po e marrim vesh pas ketij rasti.Asnje nga mesueset nuk tregon asgje,pasi kane urdher te mos hapin goje nga drejtoresha e shkolles.Jemi ne panik per sigurine e jetes se femijeve.Ju lutem publikojeni se cfare mostrash vendosin ne krye te shkolles qe mundohen te fshehin raste te tilla me rrezik jete te femijeve.Anonim ju lutem pasi na cenojne tek femijet.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart