I dashuri i propozon të dashurës duke e vendosur unazën e diamantit në gjirin e lopës


Gazeta Express
6 Gusht 2019 11:50

Një fermer ka gjetur një mënyrë shumë interesante për t’i propozuar martesë së dashurës. Ai ia ka vendosur unazën me diamant në gjirin e lopës, duke e bërë kështu veprimin më të pazakontë ndonjëherë.

Fotografia e tij u shpërnda me 18.000 anëtarë të grupit në Facebook të quajtur That’s’s it, I’m ring Shaming.

Por e gjitha kjo ka marrë kritika të mëdha. Jo për faktin se ai ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për propozim martese, por që disa po e konsiderojnë abuzim me kafshën.

Sipas disa reagimeve ai ka abuzuar me lopën duke ia vendosur unazën në gjirin e saj.

Disa anëtarë nuk mund t’i besonin asaj që e panë. Reagimet ishin sa qesharake aq edhe kritikuese, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart