I biri mbushi 5 vjec, ëndrra që Dr. Flori kishte parë për të… e tregon Ermal Mamaqi


Gazeta Express
9 Shtator 2019 19:53

Të djelën, djali I Dr. Florit festoi ditëlindjen. Danieli mbushi pesë vjec, dhe urimet për të nuk kishte sesi të mungonin, duke nisur nga e ëma Blerina, e cila pas shuarjes fatkeqe të të shoqit, është fokusuar edhe me shume tek I biri.

Danieli 5 vjec. Gezuar ditëlindjen shpirti ime! Të duam shumë shumë”, ka shkruar ajo. Ndërkohë, në mesin e urimeve ka në sy në mënyrë të vecante ai I moderatorit Ermal Mamaqi, I cili zbulon si padashur nje detaj të vecantë të lidhjes së këngëtarit me të birin.

Gëzuar Danielooooooo. Një ditë ti do bësh diçka të madhe. Babi jot e ka parë në ëndërr, para se ti të lindje”, ka shkruar Ermali, që me Dr, Florin ka qenë shumë I afërt.

Te fundit


Kthehu lart