I ati nuk e di që ka humbur të birin, mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni… - Gazeta Express
string(97) "i-ati-nuk-e-di-qe-ka-humbur-te-birin-mjekja-tregon-fjalet-e-fundit-te-17-vjecarit-o-teta-me-falni"

I ati nuk e di që ka humbur të birin, mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

Shqiperi

Gazeta Express

24/02/2021 17:39

E hëna e 22 shkurtit shënoi viktimën në moshë më të re në vendin tonë nga Covid. 17-vjeçar, Qamil Seiti nga Tirana, humbi betejën në spitalin “Shefqet Ndroqi” pas 4 ditësh i intubuar.

Shefja e Reanimacionit tek COVID-2, Alma Cani, e cilëson si një prej rasteve më të vështira. Ajo tregon për gjendjen shëndetësore të të riut kur erdhi në spital.

Lexo Edhe:

“Trajtoheshin më tepër se dhjetë ditë në shtëpi. Fatkeqësisht djali erdhi në situatë të avancuar, rezultonte me analizat që bëmë dhe skanerin që tregonte se prekja e mushkërive ishte 100%. Nuk kishte mushkëri që të merrte frymë. Ndoshta dhe ardhja me vonese ishte pjesë e kësaj drame”, thotë mjekja.

E përlotur rrëfen fjalët e fundit të adoleshentit.

“Megjithë përpjekjen që ne bëmë me shpirt, asistencat që u bënë në të gjitha drejtimet dhe ato fjalët e atij djali që më janë ngulitur mua dhe jo vetëm, por të gjithëve këtu: O teta më falni se ju lodha. E kuptonte dhe vetë që ne po përpiqeshim për t’i dhënë jetë, por ishte e pamundur”, tregon Cani për ABC.

Në spital i riu kishte dhe prindërit, që të dy me Covid. Nëna, arriti të mposhte virusin, ndërsa i ati vijon i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk i kanë treguar se ka humbur të birin.